Ushtrohu në perëndishmëri
1 Timoteut 4:7
ÇDO BURRË ËSHTË NJË LUFTËTAR
DISHEPULLIZIM UDHËHEQËSI SHUMËFISHIM
SI TË FILLONI KURSIN TONË TË DISHEPULLIMIT
Çfarë është EMAW
Themeli Biblik
Proçesi i Dishepullimit
Tre libra, 28 Mësime, 31 javë së bashku!
Libri 1 - Të ecësh me Perëndinë
9 mësime, 9 javë
Na ndihmon të zotërojmë aftësitë themelore të dishepullimit
- Koha e qetë
- Meditimi i Shkrimit
- Lutja
- Vargje përmendësh
- Vënia në praktikë e Fjalës.
Këto aftësi zbatohen për temat edhe në dy librat e tjerë. Prandaj, të gjithë pjesëmarrësit duhet të fillojnë me Librin 1.
Libri 2 - Martesa dhe rritja e fëmijëve
9 mësime, 12 javë
Tetë mësimet origjinale japin ndihmë praktike dhe një këndvështrim biblik për Martesën dhe Rritjen e Fëmijëve. Vëmendje e veçantë i kushtohet edukimit të adoleshentëve. Këto mësime kanë ndikuar thellësisht në jetën e shumë burrave dhe i kanë ndihmuar ata të bëhen burra dhe baballarë më të mirë.
Kemi shtuar mësimin nëntë - "Ndarja e Ungjillit me fëmijët tuaj". Ndarja e mesazhit të Ungjillit është një nga aspektet më të rëndësishme të të qenit i krishterë; veçanërisht nëse ju mëson se si ta drejtoni një nga fëmijët tuaj tek Krishti.
Libri 3 - Paraja, Seksi, Puna, Kohët e vështira, Si t'i japësh vlerë jetës tënde
10 mësime, 10 javë
Libri 3 ka dhjetë mësime që sjellin zbatim biblik për çështjet e Parave, Seksit, Punës, Të Kalosh nëpër Koha të vështira dhe si t'i japësh vlerës jetës tënde. Këto çështje do të konsumojnë pjesën më të madhe të jetës dhe energjisë së një njeriu dhe është thelbësore që ai të ketë sukses.
* Burrat beqarë mund të zgjedhin të përdorin vetëm Librat 1 dhe 3; megjithatë, kemi parë se shumë kanë zgjedhur ta studiojnë Librin 2, gjithashtu, të përgatiten më së miri për martesë dhe për tu bërë prindër ose të ndihmojnë të tjerët të kuptojnë këto fusha kryesore të jetës.
LONNIE BERGER
Autori i serisë së Kursit Çdo Burrë është një Luftëtar dhe drejtuesi I kësaj shërbese