Podcast
Programi "Ngritja e kampioneve" lindi si nje pyetje nga një vëlla i krishterë, që pa nevojën specifike për adresimin e çështjeve të burrave. Shumë burra luftojnë në jetë për shkak të rolit të babait që mungon ose për shkak të modeleve burra në jetën e tyre dhe betejat e tyre kalojnë kështu në brezin tjetër. Programi "Ngritja e kampionëve" është një mënyrë për t'i ndihmuar burrat të gjejnë drejtimin në jetë, të jetojnë rolin unik që u është dhënë si burra dhe të sfidohen të arrijnë jetë të tjera përtej vetes së tyre.
Qëllimi i këtij programi është të sfidojë e të inkurajojë burrat anë e mbanë botës të bëhen kampionë të Krishtit, të aftësuar nga Fryma e Zotit për të jetuar identitetin e tyre në Të dhe për të vrapuar garën e besimit në fuqinë e Tij, duke frymëzuar edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Cikli i programeve radiofonike përbëhet nga 52 programe që trajtojnë tema të ndryshme që shqetësojnë burrat. Cdo program është 15 minuta.
Materialet për këto programe janë marrë nga këto burime:
- Çdo burrë është një luftëtar (materiale nga Lonnie Berger)
- Katër prioritetet (materiale nga John Tolson dhe Larry Kreider)
- Fëmijë të rritur nga prindër të divorcuar - (materiale nga Kent Darcie)
Modeli ku jemi fokusuar në prodhimin e këtyre programeve radiofonike është Jezus Krishti, kampioni suprem, që deshi pa kushte, shërbeu përulësisht, iu bind vullnetit të Atit të tij, dhe pagoi sakrificën përfundimtare për të blerë gëzimin e përjetshëm dhe shpëtimin për të gjithë ata që besojnë. Metoda jonë: Të inkurajojmë burrat e krishterë të mishërojnë shembullin e Krishtit, duke drejtuar një jetë përulësie, integriteti dhe thjeshtësie; të ndërtojmë marrëdhënie Krisht-nderuese në familje, në kishë, në vendin e punës dhe në komunitet; të përkushtohemi ndaj lutjes, studimit dhe vënies në praktikë të Fjalës së Zotit në çdo aspekt të jetës.
Ndër temat më pikante përmendim: Çelësi i kohës së qetë me Perëndinë, Përse dështojnë burrat, Sekreti për një jetë të ndryshuar, Ju nuk keni sepse nuk kerkoni, Qëllimi i vërtetë i lutjes, Seksi dhe pastërita morale, Kush është në kontroll, Puna, Përgjegjësia si prindër, Thirrja e krishterë, Mentaliteti i mbretërisë dhe shumë të tjera
Radio 7 - Cdo të shtunë ora 09:00 (Tirane, Lushnje, Elbasan) Radio Emanuel - Cdo të dielë ora 16:00 (ne zonen e Korces)